Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Mercedes Benz Aegean Cup”, Shqipëria e mbyll turneun në vendin e 4-t

Kombëtarja U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka luajtur ditën e sotme në Altinordu të Turqisë, finalen për vendin e tretë të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup”, Shqipëri 0-3 Irlandë.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1, ku kundërshtarët irlandez janë treguar të saktë në minutën e 20-të. Kuqezinjtë e vegjël kanë provuar me disa aksione të rrezikojnë portën kundërshtare por pa gjetur goline barazimit. Pjesën e dytë Irlanda ka shënuar sërish në minutën e 53-të dhe në minutën e fundit të ndeshjes.
Shqipëria luajti me këtë formacion: Simoni, Halili, Cela, Stafa, Pano, Kote (c), Kacanolli, Beluli, Tahiri, Miftari dhe Selimi. U aktivizuan: Cereni, Deda, Lenja, Musai, Kraja, Bajraktari.

Rezultatet në këtë turne:
15 janar 2020/ Shqipëria 1-0 Maqedonia e Veriut
17 janar 2020/ Ukrainë 0-1 Shqipëri
19 janar 2020/ Korea e Jugut 2-0 Shqipëri
Finalja për vendin e tretë të turneut:
21 janar 2020/ Shqipëri 0-3 Irlandë

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...