Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Mercedes prezanton makinën e re me një objektiv të qartë, titullin e 6-të radhazi!

Fytyra të vjetra por me objektiva të njëjtë dhe me një makinë të re që është gati të sfidojë të gjithë rivalët për ti mposhtur sërish.

“Sezon i ri, pamje e re, objektiva të njëjtë. Mirësevjen W10”. Ka qenë ky mesazhi që ka përçuar sot makina Mercedes gjatë prezantimit të njëvendëshes së saj. Edhe këtë sezon, për të tretin vit me radhë, makina gjermane, kampione e botës në Formula 1, do të pilotohet nga britaniku Lewis Hamilton dhe finlandezi Valtteri Bottas.Mercedes ka publikuar në rrjetet sociale fotot e makinës së re, me të cilën synon të shkruajë historinë, për të fituar titullin e gjashtë kampion radhazi në Formula 1. “Çfarë mendimi keni për makinën e re? Unë mezi po pres ta pilotoj këtë makinë sot. Pas pushimeve jam gati për sezonin e ri”, shkruan Lewis Hamilton, kampioni i botës në fuqi për pilotë.

“Jam plot energji dhe gati për të sulmuar në pistë, për të fituar titullin e radhës së bashku me Mercedes”, thotë më tej piloti britanik. Makina e re Mercedes është pothuajse e njëjtë në ngjyrë me atë të vitit të kaluar, ngrjyrë gri edhe pse ndryshimet aerodinamike vihen re qartë.Pjesa e pasme më e lartë, ashtu sikurse edhe zona ku ndodhet DRS si dhe modifikime të shumta krahasuar me njëvendëshen e sezonit të fundit, përfshi edhe “turirin” e makinës.“Mezi po presim të zbresim në pistë dhe të shohim se si funksionon makina e re. Të krahasojmë të dhënat e para me ato të vitit të kaluar dhe me provat e bëra në simulator. Fillimisht do të përballemi me veten tonë e më pas me rivalët, për të qenë gati për Australinë”, thotë Toto Wolff, shefi i Mercedes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...