Formula 1

Mercedes tërhiqet nga pretendimet, Verstappen konfirmohet kampion

Nëpërmjet një komunikate të gjatë, Mercedes AMG F1 lajmëroi se nuk do të bëjë apelime të mëtejshme, kundër verdikteve të Botërorit 2021 të Formula Një. Skuadra e Lewis Hamilton dhe Toto Wolf, njeh kështu përfundimisht fitoren e Max Verstappen pas Çmimit të Madh të Abu Dhabi të 12 dhjetorit.

Komunikata e Mercedes i drejtohet Formula Një dhe tifozëve si një letër konstruktive, edhe pse fjalët e para janë të ashpra. “U larguam nga Abu Dhabi duke mos ju besuar syve për atë që pamë. Sigurisht, të humbasësh është pjesë e lojës, por është ndryshe nëse humbet besimin te garat”.

Më pas te Mercedes pranojnë se kanë marë edhe mendimin e Hamilton, për të vendosur se si do të vazhdonin, pasi Leëis ishte i pari që në mënyrë kalorsiake, njohu fitoren e rivalit të Red Bull, me komunikatën ku shkruhet: “Bashkë me Hamilton, kemi menduar gjatë se në çfarë mënyre do t’i përgjigjeshim finales së Abu Dhabi.

E lamë veten të udhëhiqemi nga dashuria për këtë sport, dhe mendojnë se çdo kompeticion duhet fituar me meritë, në fushë. Në garën e Abu Dhabi ishin të shumtë ata, që ashtu si ne krijuan përshtypjen se gjërat nuk u bënë në mënyrën më të drejtë.

Pas garës prezantuam një protestë zyrtare pasi rregullat për sa i përket Safety Car u aplikuan në një mënyrë krejtësisht të re, e cila kushtëzoi fundin e garës, pasi Lewis kishte qenë për një kohë të gjatë në komandë, dhe ishte në garë për të fituar Botërorin”.

Pasi theksojnë se apeli u prezantua në emër të transparencës dhe të qartësisë së rregullave në sport, Mercedes nënvizon se që nga ai moment ka nisur një dialog konstruktiv me FIA-n, Federatën Ndërkombëtare të Automobilizimit në mënyrë që çdo konkurrent t’i ketë të qarta rregullat sipas të cilave qeverisen garat.

Për këtë arsye skuadra është shprehur me kënaqësi në akord për ngritjen e një komisioni që do të punojë për të përmirësuar rregullat dhe proceset vendimmarrëse në brendësi të Formula Një me Mercedes që në komunikatë shkruan: “Pranojmë me kënaqësi faktin që janë ftuar skuadrat dhe pilotët që të marrin pjesë në punimet e këtij komisioni.

I japim merita Fia-s për procesin që ka nisur, ndaj për këtë tërhiqemi nga çdo apelim”. Një deklaratë që në fakt është fjala “FUND” për Botërorin 2021!

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency