Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Mercenarë të mirëpaguar”, tifozët e PSG-së shpërthejnë ndaj yjeve të ekipit

PSG zhvilloi një merkato super verën e kaluar, të gjithë filluan të besonin tek ëndrra Champions League, por është shumë e vështirë të krijosh një skuadër të fortë, edhe pse yjet mund t’i kesh me bollëk.

Ekipi francez nuk po bind deri në këtë fazë të sezonit, Mauricio Pochettino nuk ia ka dalë t’i dhurojë një stil të qartë loje skuadrës, teksa rendimenti i shumë yjeve ka qenë shumë larg pritshmërive.

Tifozët e PSG-së kanë reaguar me një mesazh thumbues në takimin shtëpiak të mbrëmjes së kaluar kundër Rennes (1-0, Mbappe). “Ekip mercenarësh të paguar shumë dhe pa disiplinë”, lexohet në pankartën e ultrasve kryeqytetas.

Ultrasit kanë menduar të shkundin yjet e skuadrës së zemrës katër ditë përpara përballjes më të rëndësishme të sezonit. PSG pret në “Parc des Princes” Real Madrid të martën (15 shkurt), takimi i parë i raundit të 1/8-ve në Champions.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...