Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mërgim Vojvoda, investimi i goditur i Torinos

Mërgim Vojvoda më datë 1 shtator kreu transferimin më të rëndësishëm në karrierën e tij. Me gjithë respektin për një klub si Standardi i Liezhit me shumë histori në Belgjikë, por edhe më gjerë, kalimi tek Torino ishte hapi i madh i 25-vjeçarit.

Klubi piemontez nuk e mori falas, përkundrazi pagoi 5.5 milionë euro për një lojtar të paprovuar në ligat kryesore europiane, megjithatë duket se presidenti Urbano Cairo ka goditur në shenjë. 3 ndeshje në Serinë, 2 prej të cilave titullar, kundër Atalantës e Cagliarit, kanë dëshmuar cilësitë mjaft të mira që zotëron futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, madje kundër bergamaskëve dhuroi edhe një asist në rastin e golit të dytë të Belottit.

Në ndeshjen ndaj skuadrës së Di Francescos, në raundin e fundit të Serisë A, rikuperoi 12 topa, shumë i kujdesshëm në fazën mbrojtëse, në një kohë që saktësia e pasimeve ishte në masën 88%.  Kontrata e nënshkruar më Torinon është deri në vitin 2024, por nëse paraqitjet e Mërgim Vojvodës vijon në ritmin që kanë nisur, atëherë gjasat janë që mos të qëndrojë gjatë tek klubi “granata”, por ta shohë veten me një fanellë edhe më të rëndë, sepse disponon cilësi të admirueshme teknike dhe forcë fizike që bën diferencën në një kampionat të vështirë si ai italian.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...