Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mërgjyshi do Superkupën: Do të ishte ogur i mirë për sezonin

Vetëm pak orë në krye të stolit të Laçit dhe menjëherë një test i rëndësishëm. Sezoni i kurbinasve dhe Artan Mërgjyshi do të nisë me finalen e Superkupës së Shqipërisë. Trajneri që zëvendësoi Besnik Prengën, pas angazhimit të bardhezinjve në Europa League, u rikthye në stolin e një skuadre elitare pas një pauze të gjatë dhe arsyet lidhen me projektin dhe filozofinë e klubit.

Këtu në Laç ka vite që kanë një skuadër aktore dhe faktore në Superligë. Klubi bazohet te djemtë e rinj, të cilët duan të promovohen.

Të dielën, bardhezinjtë luajnë përballë Skënderbeut. Ky është shansi për ta nisur edicionin me një trofe. Superkupa është një objektiv edhe i Mërgjyshit, që pas trofeve të fituar si lojtar me Partizanin dhe zv.trajner te Dinamo, tashmë kërkon kupën e parë në karrierë si trajner.

Trofeu është në derë, duhet ta luajmë një 90-minutësh. Skuadra ka shumë ndryshime nga sezoni i kaluar, ashtu si edhe kundërshtari.

Drejtuesi i stolit ka besim te skuadra, e cila është mësuar të realizojë misione në dukje të pamundura. Nga pjesëmarrja në Europë në sezonin e kaluar, kur të gjithë ishin mosbesues te grupi i ri në moshë i Laçit, për të vazhduar te mrekullia përballë Anorthosis në turin e parë kualifikues të Europa League.

Nuk mund të hysh në një garë apo në një ndeshje për trofe po nuk besove. Vetë grupi e ka këtë frymë të mbartur nga më përpara.

Objektivat e sezonit mbeten për një Laç protagonist në kampionat dhe në Kupë. Megjithatë, trajneri Mërgjyshi nuk preferon të flasë përpara kohe, edhe sepse ekipi ka ende nevojë për ndërhyrje në merkato.

Është për ta falënderuar presidentin, sepse nuk është nga ata që të vendosin në trysni pa sistemuar ekipin. Deri ku do të shkojmë do ta shohim rrugës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...