Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mërgjyshi: Nisje e mirë, Laçi ekip që rrit talentet

Artan Mërgjyshi përgëzon futbollistët e tij për pikën e marrë në transfertë me Kukësin, duke kujtuar se skuadra kurbinase ka shumë të rinj, që kanë nevojë për përvojë. Sipas tij, laçianët kanë nevojë për përforcime, sidomos në qendër të mbrojtjes dhe në sulm.

Nisje e mbarë: Ishte një nisje pozitive, sepse kishim përballë një skuadër shumë të fortë që ka lojtarë për dy formacione. Është një pikë e vlefshme për moralin dhe vazhdimësinë.

Talentet dhe merkatoja: Ozuni në sajë të punës dhe talentit të tij është rritur shumë. Laçi është skuadra e duhur për të zhvilluar talentet e reja si Xhixha etj. Duhet t’i ndihmojmë, sepse i kanë të dhënat për t’u bërë lojtarë të mirë. Kemi nevojë për lojtarë eksperte, vetëm tre kemi me eksperiencë: Sefgjinin, Gjonin dhe Shtubinë. Drejtuesit po punojnë në merkato. Kemi kërkuar një qendërmbrojtës, kiliani nuk është ende në gjendjen e duhur. Na duhet edhe një sulmues, sepse Xhixha me gjithë talentin që ka është i vetëm dhe kampionati është i gjatë. Ndoshta do të na largohet Ozuni, pra kemi nevojë edhe në linjën e djathtë.

 Goli pësuar: Është për t’u ardhur keq, sepse për këto situata kishim punuar në stërvitje. Futbollistët ia lanë njëri-tjetrit, por gjetëm forca dhe kurajë dhe e ndryshuam rezultatin për meritën tonë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...