Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mërgjyshi: Patëm momente çorientimi, çalojmë në sulm

Artan Mërgjyshi nuk është aspak i kënaqur me barazimin ndaj Kastriotit, edhe pse për nga mënyra sesi rrodhën ngjarjet, kurbinasit mund të ishin larguar pa pikë nga stadiumi “Redi Maloku”.

Barazimi me Kastriotin: Ishim më superiorë, por nuk ishim konkretë dhe nuk kishim agresivitet. I kishim mundësitë për të kaluar në avantazh, por i sfumuam. Kur Kastrioti mbeti me 10 futbollistë, nuk i menaxhuam mirë minutat dhe nga çorientimi ynë shënoi Kastrioti. Sukajn në sulm e ndihmova me postimin e Xhixhës që të kenë më shumë mundësi në qendër, por lojtarët nuk e kuptuan dhe na shënoi Kastrioti. Treguam karakter e shënuam edhe pse ishim pak kaotik. Shënuam një gol e morëm një pikë, por donim maksimumin. Duam të jemi me grupin e skuadrave kryesuese, megjithatë është mirë që nuk po humbim.

Sulmuesit nuk po shënojnë: Është e vërtetë që nuk po shënojmë dot, pasi lojtarët e sulmit nuk janë në gjendje të mirë fizike, si Sukaj apo Najdenov. Po nuk patëm shumë zgjidhje do ta kemi të vështirë. Kemi shënuar, por me goditje standarde dhe lojtarë nga linja e dytë. Kishim raste të pafalshme  dhe është minus që nuk morëm pikë.

Largimi i Uzunit dhe Reginaldos: Nuk kam sulmues e deri sa të vijnë të linjës së parë në gjendje të mirë, do të provoj të shënojmë me goditje standarde dhe futbollistë nga linja e dytë. Është e vështirë që të zëvendësohen 100% lojtarët e larguar, Uzuni e Reginaldo janë të një niveli tjetër. Uzuni iku në një kampionat tjetër, ndërsa Reginaldo lëviz shumë. Xhixha e Smaçi, duke u stërvitur mirë mund të jenë ato që do t’i zëvendësojnë deri në një farë mase, pasi 100% është e vështirë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...