Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mërgjyshi thotë “ok”, Sebastian Toro zyrtarisht i Laçit

Laçi konfirmon afrimin e qendërmbrojtësit nga Kili, Sebastian Toro. Është vetë klubi kurbinas që ka bërë të ditur mbylljen e marëveshjes me një postim në faqen zyrtare në instagram. Trajnerit të ri, Artan Mërgjyshi, i ka mjaftuar vetëm një seancë stërvitore për të konfirmuar 28-vjeçarin si pjesë të skuadrës për sezonin e ri.

Pas mbylljes së aventurës europiane, bardhezinjtë ishin në kërkim të një qendërmbrojtësi, duke qenë se në dispozicion kishin vetëm Eglentin Gjonin në këtë rol. Marko Radas dhe Erjon Hoxhallari ishin lojtarët që luajtën në qendër të mbrojtjes gjatë sfidave të Europës, pas largimit të Harallamb Qaqit. Sebastian Patricio Toro Hormazabal ka një CV të pasur, duke qenë se është aktivizuar për skuadrën më të madhe në Kili, Colo Colo, ndërkohë që ka qenë pjesë e kombëtares së vendit të tij.

Konfirmimi i 28-vjeçarit nuk pritet të jetë i fundit, pasi drejtuesit e Laçit po kërkojnë një sulmues krahu dhe një qendërsulmues të mirëfilltë për të qenë pjesë në formacion. Ndërkohë që në treg po kërkohen edhe futbollistë të tjerë për të plotësuar organikën.

Menjëherë pas zyrtarizimit të Toros vjen dhe goditja e radhës me një futbollist të perspektivës. Jon Mersinaj talenti-19 vjeçar i Lokomotivës së Zagrebit i bashkohet për një vit huazim ekipit Laçit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...