Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Meritonim fitoren”, Sylvinho: Kam një premtim për popullin shqiptar

Në konferencën për shtypin pas ndeshjes Kroaci-Shqipëria 2-2, që solli pikën e parë të kuqezinjve në grupin B të Euro 2024, trajneri Sylvinho tha:

Kam biseduar me FSHF-në: ne duam të kënaqemi në evenimente të tilla. Dua t’i premtoj popullit shqiptar që do të luftojmë në çdo moment të lojës, për çdo top dhe çdo pikë. Sot meritonim fitoren. Jam krenar me lojtarët. Jam krenar edhe për faktin që populli shqiptar ka festuar sot.

Lexo edhe: 

A prisja më shumë nga Kroacia? Është shumë e vështirë kur analizon ndeshjen dhe sheh vetëm rezultatin. Nëse Gjasula nuk do të shënonte, ne do të ishim shumë të trishtuar. Ndërkohë që Kroacia do të cilësohej e mrekullueshme për dy golat për dy golat.

Kroacia nuk luajti keq ndaj Spanjës, por spanjollët shënuan gola brenda pak minutave. Duhet parë në tërësi performanca e një skuadre.

Tentuam të mbroheshim mirë. Kemi bërë lojë të mirë kundër një skuadre të vështirë dhe lojtarëve të jashtëzakonshëm. Kroacia ka tërë respektin tim”, u shpreh Sylvinho.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...