Real Madridi po synon sulmuesin e Espanyol, Joselu, si një opsion zëvendësues për Karim Benzema. Pavarësisht se francezi është zgjedhja e parë e Ancelottit, Benzema ka humbur disa ndeshje këtë sezon për shkak të lëndimit. Me “Los Blancos” që nuk kanë opsione në rolin e sulmuesit, Joselu mund të jetë alternativa e nevojshme për gjigantët spanjollë. Sulmuesi spanjoll ka 15 gola në La Liga këtë sezon dhe ka një kontratë deri në 2025-ën me klubin katalanas. 33-vjeçari bëri debutimin e tij me kombëtaren iberike në mars të këtij viti.
Liverpool mund të bëjë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me mbrojtësin kroat Josko Gvardiol në verë. Lojtari ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Gjermani, por mund të “joshet” nga një ofertë e të kuqëve për të provuar një sfidë në Premier League. Me Jurgen Klopp që kërkon të rindërtojë skuadrën e tij pas një sezoni zhgënjyes, Gvardiol mund të jetë në listën e dëshirave të gjermanit. Manchester City dhe Chelsea janë gjithashtu në garë për nënshkrimin e futbollistit që shkëlqeu në Katar 2022.
Lexo edhe:
- E bujshme/ Ferrari “josh” Hamilton, e fton të thyejë rekordin e Schumacher me “kokëkuqjen”
- DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën
- Nga kualifikimet europiane, te sukseset në kampionate/ Rekordet e trajnerit Ilir Daja!
- Arteta zbulon zëvendësuesin e Xhakës, në shënjestër kapiteni i rivalëve të Premier League
Sipas mediave portugeze, Chelsea po mendon të transferojë Manuel Ugarte nga Sportingu i Lisbonës. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në merkatot e tyre të mëparshme, blutë nuk kanë arritur të formojnë një skuadër triumfuese. Me Pochettinon në stol nga sezoni i ardhshëm, trajneri mund të kërkojë të nënshkruajë me Ugarte. Londinezët do të kenë një konkurrencë të ashpër nga ekipe të tjera të kampionatit anglez, të cilët po ashtu prej kohësh janë duke monitoruar me vëmendje mesfushorin uruguaian.
Mohammed Kudus ia ka bërë të qartë Ajax-it se dëshiron të largohet nga klubi gjatë verës, gjë që ka vënë në gatishmëri disa gjigantë të Premierligës. Lojtari ganez, ka shënuar 22 gola për klubin dhe kombëtaren në të gjitha kompeticionet. Kudus ka një kontratë me skuadrën holandeze deri në vitin 2025, dhe muajin e kaluar ai refuzoi një marrëveshje të re pasi e bëri të vetëdijshëm klubin për qëllimet e tij për t’u larguar. Holandezët mund të kërkojnë një shifër prej 40 milionë paundësh për futbollistin.
