Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Merkato e mbyllur, por portieri i kombëtares ka një opsion për t’u larguar nga elita

Merkato dimërore në Itali por edhe në kampionatet më prestigjioze të Europës është mbyllur me portierin e kombëtares, Etrit Berisha që nuk mundi të ndryshonte ambient duke qenë se tek Torino kanë zgjedhur të mos i besojnë fare në këtë sezon. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gardiani do të mbetet tek skuadra “granata” deri në fundin e sezonit pasi e ka shansin për t’u larguar me destinacion Turqinë.

Torinos i peshon jo pak rroga prej 800.000 euro e Berishës me këtë të fundit që ka një kontratë deri në vitin 2024. Ndaj, drejtuesit torinezë po mundohen të gjejnë një zgjidhje për Berishën për t’u liruar nga rroga e tij dhe klubet turke janë një alternativë.

Mirëpo, për të bërë të mundur transferimin në Superligën turke duhet marrë edhe aprovimi i 33-vjeçarit që synon një skuadër konkurruese dhe që i garanton statusin e titullarit. Në këtë formë, e ardhmja e Berishës mbetet ende në “ajër” me drejtuesit e Torinos që nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa pas sa i takon portierit të kombëtares duke e cilësuar atë jashtë planit teknik.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...