Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Merkato efektive, të gjitha skuadrat janë përforcuar

Nëse mendoni që në këtë periudhë merkatoje ka pasur skuadra të humbura gaboheni. Si rrallëherë, për të mos thënë si asnjëherë, të gjitha skuadrat kanë ndërhyrë në merkato me objektivat e qarta, për të përforcuar grupin aktual.

Madje edhe Skënderbeu, që kryeson bindshëm kampionatin, ka lëvizur duke kryer 2 afrime për të ardhmen, si Abazaj dhe Bregu, me këtë të fundit që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Tek Flamurtari janë larguar Jakovleviç dhe Mersini, por në Vlorë nuk kanë pasur probleme me mbrojtjen, aty ku është rikthyer edhe kapiteni Franc Veliu nga dëmtimi.

Trajneri Duro ka hasur vështirësi me sulmin në 16 javët e para dhe pikërisht aty ka ndërhyrë duke afruar lojtarë cilësorë. Në Laç janë ankuar gjithmonë për një grup të cunguar dhe në janar kanë afruar futbollistë me eksperiencë si Shtubina apo Lulaj, por edhe të rinj premtues si Zogaj e Beqaj. Tashmë vlonjati Mezani do të ketë një grup më të plotë për të përballuar sezonin deri në fund.

Kukësi, pasi mbylli gjithçka me ish trajnerin Mladen Milinkoviç, tashmë i beson projektin një emri të njohur, austriakut Peter Pacult, ardhja e të cilit është shoqëruar me një mini-revolucion. Tek Partizani janë larguar emra të rëndësishëm, por që në fakt drejtuesit mendojnë se ishte koha për të lëvizur ujërat. Në Antalia po bashkohen edhe përforcimet e reja, duke zëvendësuar boshllëqet e krijuara.

Kamza dhe Luftëtari kanë ndërhyrë pikërisht në pozicionet ku kishin probleme të mëdha, duke kompletuar grupin me synimin për të shkuar sa më larg në fund të edicionit. Teuta ka ndryshuar në masën 50%, duke nisur me trajnerin, për të vijuar më pas edhe me disa futbollistë.

Në Shkodër kambanat e alarmit kanë rënë për repartin e prapavijës dhe pikërisht aty ka ndërhyrë trajneri Gjoka, duke afruar 3 futbollistë cilësorë, pa harruar edhe Xhevahir Sukajn. Në Lushnjë, në pamundësi për të afruar lojtarë, kanë ruajtur grupin, duke mos lejuar asnjë të largohet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...