Merkato

Merkato\ Gattuso do Kessie-n, Todibo nuk qëndron te Schalke

Franck Kessie dhe Rino Gattuso mund të bashkohen sërish, kësaj radhe te Napoli. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ishte një nga të besuarit e trajnerit në radhët e Milanit dhe tani Gattuso e dëshiron sërish në skuadrën e tij dhe një operacion i tillë nuk është i parealizueshëm. Te Milani po bëhen ndryshime në skuadër, duke u dhënë prioritet lojtarëve të rinj me paga më të ulëta dhe Kessie, që merr 2.2 mln euro, është në listën e atyre që mund të largohen. Me një ofertë deri në 20-24 mln euro Napoli dhe Gattuso mund të marrin lojtarin e dëshiruar këtë verë.

Houssem Aouar është një nga “xhevahirët” e Lyonit, i cili mund të sakrifikohet këtë verë për shkak të vështirësive financiare që po kalon klubi. Ndërprerja e kampionatit la skuadrën jashtë kupave të Europës ndaj dhe presidenti Aulas mund të bëjë ndryshime që parashikojnë edhe shitjen e 2-3 më të mirëve. Aouar shpërtheu këtë sezon si titullar i padiskutueshëm, ku në 37 ndeshje në total ka shënuar 9 gola e ka dhënë 7 asiste, shifra të jashtëzakonshme për një mesfushor 21-vjeçar. Për kartonin e tij numri 1 i klubit Aulas nuk bën lëshime, por kërkon të paktën 60-70 mln euro.

Jean-Clair Todibo nuk do të qëndrojë te Schalke 04. Blutë mbretërorë kishin mundësinë e blerjes përmes klauzolës 25 mln euro të mbrojtësit nga Barcelona, por për shumë arsye klubi nuk e ushtroi këtë të drejtë. Arsyeja kryesore është situate financiare jo e mirç ndaj dhe 20-vjeçari do të rikthehet te Barcelona, por jo për të qëndruar aty. Mësohet se për mbrojtësin francez ka bërë një ofertë zyrtare Evertoni, ofertë që arrin në 28 mln euro, ndërsa nuk pritet që Barcelona të ruajë të drejtën e riblerjes, siç e kishte në marrëveshjen me Schalke 04.

Atletico Madridi mund të humbasë këtë verë Stefan Savicin. Për mbrojtësin malazez ka një interesim konkret nga Tottenhami dhe Monaco, që janë gati të bëjnë ofertë për 29-vjeçarin, i cili po tundohet për të luajtur më tepër në Premier League. Saviç është lojtari më i aktivizuar nga Simeone këtë sezon dhe do të jetë shumë e vështirë që drejtuesit të privohen prej tij edhe pse ka një vlerë 30 mln euro. Ndoshta dëshira e mbrojtësit për të provuar një aventurë të re mund të ndryshojë mendjen e drejtuesve, që, gjithsesi, nuk bëjnë asnjë tolerim për çmimin e kartonit, teksa kontrata aktuale skadon në vitin 2022.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency