Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Merkato me mend në kokë”, Pato karikon Milanin para derbit: Fiton dhe jep sinjal për titullin

Milan sfidon Interin në derbin e parë të sezonit teksa kuqezinjtë dhe kushurinjtë zikaltër mbërrijnë në një moment pozitiv. Kampionati ka nisur mirë për të dyja skuadrat që kanë koleksionuar tre fitore në tre javët e para të Serie A.

Të dyja ekipet janë me objektiva të qartë dhe kërkojnë titullin, teksa kjo përballje sipas ishit të Milan, Alexandre Pato mund të japë një panoramë më të qartë se cili është favoriti. Ish-sulmuesi shprehet se kuqezinjtë kanë bërë një merkato të zgjuar dhe se tashmë iu duhet të mposhtin Interin për të dhënë sinjalin se janë ata skuadra më e fortë në Itali.

“Pulisic më pëlqen shumë, ka sjellë në Itali pak nga futbolli anglez. Megjithatë, i duhet edhe pak kohë që të përshtatet plotësisht. Në Serie A i kushtohet shumë vëmendje pjesës taktike, por jam i sigurt se ai do t’ia dalë.

Lexoni edhe:

Më duhet të theksoj se shoqëria ka bërë një merkato të zgjuar, skuadra është e ndërtuar shumë mirë. Kanë firmosur edhe me një mikun tim. E kam fjalën për Loftus-Cheek, e njoh prej kohës te Chelsea. Ai është një lojtar shumë i fortë, i zoti.

Inter-Milan? Unë besoj shumë te ish-skuadra ime, kanë një trajner të madh. Nëse fitojnë këtë derbi atëherë do të jepnin një sinjal për kampionatin dhe për yllin e dytë në fanellë”, u shpreh Pato.

Ndeshjen mes Interit dhe Milanit mund ta ndiqni në SuperSport duke nisur nga ora 18:00.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...