Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Merkato në dalje/ Vidal zbarkon në Brazil, Inter largon edhe një mbrojtës

Pas zyrtarizimit të 5 futbollistëve si Lukaku, Asllani, Mkhitaryan, Bellanova e Onana, drejtuesit e Interit vijojnë punën paralelisht edhe në merkaton në dalje, duke sistemuar lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit.

Kështu deri tani janë larguar Ranocchia, Perisic e Kolarov, të cilëve u ka përfunduar kontrata, por edhe Sensi në huazim te Monza, ndërsa futbollisti i radhës që lë zikaltrit, është kileni Arturo Vidal.

Ky i fundit ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në Brazil, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë me Flamengon, skuadër të cilën e ka në zemër dhe prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar.

Duket se marrëveshja me Interin për prishjen e kontratës është arritur tashëm dhe në orët e ardhshme do të vijë edhe largimi zyrtarisht i Vidal, që në dy sezonet e tij me fanellën zikaltër nuk arriti të lërë gjurmë.

Gjithashtu me valixhet gati është edhe mbrojtësi Lorenzo Pirola, që pas huazimit te Monza, tani duket se do të bëjë të njëjtën gjë në Serinë A, por këtë herë te Salernitana. Zikaltrit kanë arritur marrëveshjen me klubin nga Salerno, për një huazim, që shndërrohet në detyrim blerjeje, nëse mbrojtësi 20-vjeçar luan një numër të caktuar ndeshjesh.

Në këtë mënyrë, te Interi lirojnë vend në orghanikë për të sjellë brazilianin Bremer në mbrojtje, teksa në ditët e ardhshme do të provohet edhe Milenkovic, por afrimi i serbit është i lidhur ngushtë me fatin e Milan Skriniar, që kërkohet nga Paris Saint Germain.

Sa i përket sulmit, Marotta e Ausilio shpresojnë ende të sistemojnë kilenin Sanchez dhe argjentinasin Joaquin Correa, në mënyrë që të krijojnë hapësira për Paulo Dybalën, një sulmues pa kontratë, që paraqet edhe një okazion merkatoje për vetë vlerat që ka.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...