Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Merkato në dalje, Vllaznia huazon mbrojtësin në Mal të Zi

Merkato në dalje te Vllaznia. Klubi shkodran ka huazuar te FK Otrant-Olympic Ulcinj, ekipi nga Ulqini, Klejdi Palokën, 20-vjeçarin shkodran, i cili është pjesë e Shqipërisë U20.

Paloka luan si qendërmbrojtës dhe si shkatërrues. Konkurrenca e madhe në prapavijë ka ndikuar që drejtuesit e kuqebluve ta huazojnë për një sezon lojtarin.

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me FK Otrant-Olympic – Ulcinj për huazimin e futbollistit tonë Klejdi Paloka. Periudha e huazimit do të jetë për sezonin 2022-23 dhe ne i urojmë këtij lojtari paraqitje sa më dinjitoze me skuadrën e tij të re!

Suksese Klejdi Paloka!”, lexohet në postimin në faqen zyrtare të Vllaznisë. Paloka u aktivizua sezonin e fundit në total 252 minuta mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Conference League.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...