Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Merkato në hyrje, zbulohen 9 emrat që Ten Hag i refuzoi në verë

Manchester United ishte një nga klubet më aktive në merkaton e verës duke qenë se drejtuesit e “Djajve të Kuq”, firmosën marrëveshjen me trajnerin Erik ten Hag dhe më pas iu desh të transferonin lojtarë që përshtateshin me idetë taktike të holandezit. Në këtë formë, në Old Trafford mbërritën emra si Eriksen, Malacia, Martinez, Antony, Casemiro apo portieri Dubravka çka bënë që United ta mbyllte merkaton me gjashtë lojtarë të transferuar.

Tekniku ten Hag këmbënguli të transferonte lojtarë që vërtet mund të ndryshonin cilësinë e organikës së skuadrës dhe jo lojtarë që thjesht do të shtonin numrat e saj. Ndaj, nuk ishin të paktë, por plot 9 futbollistët që ten Hag i refuzoi ndërsa nga Anglia zbulojnë edhe emrat që 52-vjeçari i “injoroi”.

Fjala është për Memphis Depay të Barcelonës, Leandro Paredes që më pas nga PSG përfundoi te Juventus, Christian Pulisic të Chelsea, Sergino Dest që nga Barcelona më pas u transferua te Milan, Yannick Carrasco të Atletico Madrid, McKennie të Juventus, Thomas Meunier të Dortmund, Moises Caicedo të Brighton apo edhe Hirving Lozano të Napolit.

Pra një sërë emrash që ten Hag nuk i mori në konsideratë teksa pas ndeshjeve të para të sezonit, rezultatet duket se i japin të drejtë holandezit pasi United është rikthyer të jetë një ekip konkurrues dhe blerjet e reja si Martinez, Malacia Eriksen apo edhe Antony janë shndërruar në elementë kyç të formacionit titullar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...