Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Merkato pilotësh, kampioni i botës Marc Marquez njeh shokun e ri të skuadrës

Pol Espargaro do të jetë partneri i kampionit në fuqi të botës Marc Marquez për vitin e ardhshëm te Honda Zyrtare. Në këtë mënyrë skuadra Honda Repsol do të vazhdojë të përbëhet nga pilotë spanjollë, por me një ndryshim të madh, sepse duke filluar nga viti 2021 ekipi nuk do të përfaqësohet më nga dy vëllezërit Marquez, por do të jetë pikërisht vëllai i vogël Espargaro ai që do të rreshtohet në krah të 6 herë kampionit Marc Marquez.

Në krahun tjetër duke filluar nga viti i ardhshëm vëllai i vogël Marquez do të largohet nga ekipi zyrtar i Hondës, për të kaluar në radhët e skuadrës kliente që drejtohet nga ish-piloti italian Lucio Cecchinello, duke zënë në këtë mënyrë vendin që do të lirohet nga ikja e pilotit britanik Cal Crutchlow.

Pra skuadrat po fillojnë të mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm, duke marrë në konsideratë faktin që edicioni i sivjetshëm do të jetë në një version tepër të shkurtuar, prandaj edhe drejtuesit e këtyre ekipeve po preferojnë për t’u përforcuar pikërisht në prag të garës hapëse të vitit 2020, që do të mbahet në Spanjë. 24-vjeçari Alex Marquez mbërriti plot bujë te ekipi HRC si kampion në dy kategoritë e tjera Moto 3 dhe Moto 2, tituj të fituar respektivisht në vitet 2014 e 2019, sidoqoftë Alex ka tre vjet diferencë me vëllanë e madh, që natyrisht është shumë herë më i famshëm sesa ai.

Të gjithë menduan se piloti i ri i shtëpisë së famshme prodhuese japoneze do të bënte përpara pikërisht në radhët e skuadrës zyrtare Honda Repsol, sigurisht falë edhe ndihmës së vëllait të tij të madh, që po shfaqet dominues dhe gjithmonë e me tepër si një kampion i padiskutueshëm në Klasin Mbretëror, duke fituar 6 nga 7 edicionet e fundit në Moto GP, gjithsesi bosi i ekipit, 53-vjeçari spanjoll Alberto Puig, edhe ky ish-pilot, duket se ka pasur në mendje plane të tjera.

Pa bërë akoma debutimin me ekipin HRC drejtuesi më i lartë i skuadrës afron kështu pilotin tjetër iberik, 29-vjeçarin Pol Espargaro që në vitin 2013 u shpall kampion bote në Moto 2 me Kalex. Pol Espargaro do të garojë në edicionin e sivjetshëm me ekipin Red Bull, me motor KTM dhe numri 44 është pjesë e kësaj skuadre që nga 2017, vit kur edhe shtëpia prodhuese austriake bëri debutimin në cilindratën më të lakmuar të kampionatit botëror të motociklizmit. Pra në mënyrë të kuptueshme duke filluar nga viti I ardhshëm dyshja Alex Marquez – Pol Espargaro do të ndërrojë vendet.

Pol Espargaro ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Hondën Zyrtare, që e lidh me ekipin HRC nga janari i vitit 2021 deri në fundin e 2022, ndërsa në krahun tjetër Alex Marquez është i shtrënguar që të largohet nga Honda Repsol dhe për të njëjtën periudhë kohe pra për vitet 2021 e 2022 të garojë në Klasin Mbretëror me skuadrën satelite, Lucio Cecchinello Racing, ose sic quhet ndryshe LCR Honda.

Nga sa bëhet e ditur Alex Marquez do të ketë në dispozicion në vitet 2021 e 2022 pikërisht motorin e tretë të fabrikës, që deri në përfundimin e sezonit të vitit 2020 do të përdoret nga veteran britanik Cal Crutchlow, e kështu pas kësaj rokade të madhe në moshën 35-vjeçare piloti nga West Midlands do ta gjejë veten në udhëkryq, pas një bashkëpunimi 5-vjeçar me Hondën, periudhë ku piloti anglez ia ka dalë për të triumfuar 3 herë me Team LCR, por piloti nga Coventry gjatë aventurës së tij te Honda LCR është ngjitur gjithashtu edhe 9 herë të tjera në podium.

Cal Crutchloë ka përjashtuar një kthim të mundshëm në Superbike ku mori pjesë në vitin 2010, përpara se të bënte debutimin në Moto GP. Piloti britanik që fitoi titullin botëror në kampionatin Supersport të vitit 2009 tani ka vetëm dy alternativa. Të kalojë në radhët e Aprilias, për të zëvendësuar pilotin e skualifikuar italian Andrea Iannone ose të tërhiqet përfundimisht. Pol Espargaro është i njohur për mënyrën e tij agresive të ngjarjes së motorit, por gjithsesi podiumin e vetëm në 104 gara në Klasin Mbretëror piloti spanjoll e ka regjistruar në atdhe në Valencia, në garën përmbyllëse të vitit 2018.

Në anën tjetër Alex Marquez vitin e kaluar siguroi titullin në Kategorinë Moto 2 në tentativën e tij të pestë dhe falë kësaj arritje ia doli për t’I rrëmbyer vendin bashkëkombësit të tij Jorge Lorenzo, që u shfaq vërtet tepër zhgënjyes në aventurën e tij të shkurtër me Hondën Zyrtare. Këtë fundjavë, në pistën Angel Nieto, në Jerez de la Frontera pritet të konfirmohet në mënyrë zyrtare edhe kalimi i Valentino Rossi-t në radhët e Yamaha-s kliente në vitin 2021, me të drejtë rinovimi edhe për vitin 2022, sidoqoftë një tjetër lajm i rëndësishëm që lidhet me skuadrën satelite të Yamaha-s është gjithashtu zgjatja e kontratës për edhe dy sezone e pilotit italian Franco Morbidelli pikërisht me skuadrën e ardhshme të Doktorit, Petronas Yamaha.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...