Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Merkato shkurt/ Barça “ngacmon” Bayernin, Arsenali gjen mbrojtës në Turqi

Barcelona po kërkon të bëjë një lëvizje për mesfushorin e avancuar të Bayern Munchen, Jamal Musiala. Sipas raportimeve nga Spanja, trajneri i Barcelonës, Xavi, e sheh talentin gjerman si një nga lojtarët më të mirë në botë në të ardhmen dhe dëshiron që klubi të nënshkruajë me të.

Por, arritja te 19-vjeçari do të jetë shumë e vështirë, pasi bavarezët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga talenti i tyre. Me të cilin kanë kontratë deri verën e vitit 2026. Për ta transferuar Musialën, katalanasit duhet të bëjnë një sforco financiare ose të përfshijnë lojtarë të tjerë në marrëveshje.

Feyenoordi ka hapur bisedimet për një transferim të sulmuesit të Augsburgut, por të huazuar te Groningen, Ricardo Pepi. Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, klubi është i interesuar të nënshkruajë me futbollistin për sezonin e ardhshëm.

Lexo edhe:

Kampionët holandezë kanë nisur negociatat me klubin gjerman për sulmuesin e talentuar 20-vjeçar të kombëtares amerikane. Pepi dëshiron të qëndrojë në Eredivisie pas një sezoni debutues me nota të larta vlerësimi. Kartoni i tij kap vlerën e 10 milionë eurove.

Arsenali po planifikon një lëvizje për mbrojtësin e krahut të Galatasaray, Sacha Boey. Topçinjtë janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë cilësor dhe kanë identifikuar futbollistin e ekipit nga Stambolli si një nga objektivat e tyre të verës.

Sipas medieve britanike, klubi turk ka të ngjarë të kërkojë një shifër transferimi prej 20 milionë paundësh. 22-vjeçarin ka kontratë me kampionët e Turqisë deri në vitin 2025. Lojtari më parë ka luajtur në Francë me Rennes dhe Dijon. Boey u transferua në Turqi në verën e vitit 2021.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...