Në klubin e Napolit po qarkullon një emër tjetër për organikën e sulmit. Bëhet fjala për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.
Futbollisti luan tek ekipi i Lille prej këtij sezoni, duke qenë disa herë protagonist në Ligue 1 me gola dhe asiste. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, napolitanët mund ta afrojnë në skuadër mëngjerashin për më pak se 10 milionë euro.
Më parë Zhegrova ka luajtur në Belgjikë tek ekipi i Genk-ut dhe provoi një aventurë 2-vjeçare në Zvicër te Bazeli. Me përfaqësuesen e Kosovës lojtari ka luajtur në 30 sfida, ku ka shënuar dhe 4 gola.
Liverpooli po kërkon të përforcojë mesfushën në merkaton e ardhshme. Kroati Mateo Kovacic është në listën e dëshirave të trajnerit Jurgen Klopp.
Futbollisti i Chelsea-t ka kontratë me blutë e Londrës deri në verën e vitit 2024 dhe mund të detyrojë klubin nga “Stamford Bridge” që ta shesë lojtarin.
Për 29-vjeçarin, të kuqtë do të përballen me konkurrencën e dy skuadrave nga Manchesteri, ndërsa Chelsea kërkon të largojë disa lojtarë për shkak të mbipopullimit në skuadër dhe nivelit të lartë të pagave.
Arsenali është duke menduar për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe ka në plan që të rinovojë repartin e mesit të fushës. Largimet e mundshme të Granit Xhakës dhe Thomas Partey bëjnë që londinezët të shohin për zëvendësues.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, “Topçinjtë” kanë si objektiv primar lojtarin e Juventusit, Adrien Rabiot, si transferimin e parë në merkato. Kontrata e 28-vjeçarit skadon këtë verë dhe me shumë gjasa nuk do të ketë rinovim.
Futbollisti francez ka qenë lojtar kyç për klubin dhe kombëtaren në këtë sezon. Rabiot ka shënuar 11 gola në 46 paraqitje me bardhezinjtë.
Lexo edhe:
- Bayern kthehet nga City, kërkon sulmuesin kampion bote
- PSG mendon seriozisht për Hernandez, nisin kontaktet e para
- Mesfushori i Wolves refuzon Arsenal-in, pret vetëm ofertën e Barcelonës
- Dikur titullarë, sot të padëshiruar, Marseille nxjerr në merkato dy lojtarë
Roberto Firmino raportohet se është në bisedime me Realin e Madridit për një transferim të mundshëm në verë. Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” kanë një interes gjithnjë e në rritje për të shërbimet e sulmuesit brazilian dhe kanë zhvilluar bisedime me agjentin e lojtarit.
Futbollistit i skadoi kontrata me Liverpoolin, duke u larguar nga të kuqtë pas 8 sezonesh në “Anfield”. Për Firminon ka interes nga Interi, klube nga Turqia dhe Arabia Saudite. Mbetet për t’u parë nëse presidenti Perez do të lëvizë për 31-vjeçarin.
