Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Merkato “zjarr”, Chelsea “nuk ndez” në fushë. Potter: Zhgënjim i madh!

Edhe pse shkëlqeu në merkaton e dimrit, Chelsea vazhdon të vuajë në fushë. Skuadra e Graham Potter nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 përballë Fulham në “Stamford Bridge”, përballje ku luajtën nga minuta e parë Mykhailo Mudryk dhe Enzo Fernandez.

Trajneri i skuadrës londineze nuk e fshehu zhgënjimin e tij në lidhje me mungesën e fitores. Në prononcimin pas ndeshjes, Potter u shpreh: “Zhgënjim i madh, sepse nuk ia dolëm të fitonim. Ekipi nuk ishte i lidhur, shumë lojtarë sapo ishin kthyer nga dëmtimet.

U përballëm me një skuadër të fortë në mbrojtje, shumë të organizuar dhe me një Mitrovic që është gjithmonë gati të të ndëshkojë. Barazimi duhet të na zhgënjejë, por po përmirësohemi si skuadër”, u shpreh Potter.

Renditja e Chelsea është negative. “Blutë e Londrës” mbajnë vendin e nëntë me 30 pikë. Zona Champions është nëntë pikë larg, por dyshja Newcastle-Manchester United kanë luajtur një takim më pak se Chelsea.

E vetmja gjë për t’u vlerësuar është mbrojtja, pasi skuadra e Potter regjistroi ndeshjen e tretë radhazi në kampionat pa pësuar gol.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...