Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Merkatoja dhe e ardhmja e pasigurt, shkaqet e nervozizmit të Ronaldos

Në Champions gjërat shkuan keq me Porton, logo e titullit kampion, që po shqepet dalëngadalë nga fanella dhe që udhëton me shpejtësi drejt Interit, një e ardhme e trajnerit e paqartë dhe zëra për një ndryshim strukturor në nivel klubi që mund të ndryshojë fytyrën e menaxhimit të Juves, një merkato blerjesh që kushtëzohet shumë si nga rezultatet ashtu dhe nga pandemia, dhe që nuk është se premton mundësi të mëdha investimi.

Një kontratë, ajo e tija në skadencë pas një viti, me asnjë paralajmërim apo dëshirë të shprehur për rinovimin në horizont dhe një pagë që për momentin asnjë klub nuk është gati që t’ia garantojë.

Sipas mediave italiane, janë të gjitha këto pas shfaqjes publike të pakënaqësisë së Cristiano Ronalddos dhe gjithmonë duke iu referuar atyre nuk ka diskutim që portugezi në këto momente është nervoz, pasi e ardhmja e tij te Juventus për momentin është e paqartë.

Në nivelin personal, për një profesionist kaq të vëmendshëm për performancën tij, nuk ka arsye të veçanta për të justifikuar inatin, pasi në 37 ndeshje sezonale ka shënuar 32 gola, 25 prej këtyre në kampionat në 27 ndeshje të luajtura.

Aspak keq, përkundrazi, problemi në fakt qëndron te perspektiva, me një vend në Champions që mbetet ende për t’u siguruar, dyshimet e portugezit përqendrohen te mundësitë reale të Juventusit, të garancitë që nuk ka, dhe nuk mund të ketë në një moment tranziocioni si ky.

Ronaldo nuk dëshiron ta luajë në ulje vitin e tij të fundit me fanellën bardhezi dhe natyrisht pa u ndier i detyruar të qëndrojë për shkak të mungesës së alternativave, pasi për momentin duhen bërë llogaritë edhe me këtë faktor, sepse në merkato nuk ka klube të sërës së parë, pra të aftë të luftojnë për të fituar Championsin, të gatshëm për t’i paguar kartonin dhe t’i garantojnë rrogën faraonike që merr dhe pretendon. Jo tani, jo në moshën e tij, jo në kohë pandemie.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...