Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Merkatoja e Barçës, sa shumë emra në listë!

Barcelona projekton perforcimet e reja në këtë merkato dimërore me favoritin kryesor Philipe Coutinhon, që me shumë gjasa mund të mbyllë sagën e tratativave mes klubit spanjoll dhe atij anglez të Liverpoolit, duke u transferuar në Katalunjë. Me gjithë serinë e kandidaturave që projektojnë drejtuesit e “blaugranave” për organikën e tyre është e vështirë të parashikohet se çfarë forme do të marrë formacioni i Valverdes në pjesën edytë të sezonit. Kështu, krahas brazilianit 25-vjeçar të Liverpoolit, Barça synon edhe francezin Griezmann të Atleticos së Madridit.  Por francezi, sikundër edhe Coutinho, ishte objektiv i “blaugranave” që në merkaton e verës, edhe pse në atë kohë ekipi i Simeones e blindoi sulmueisn francez. Parashikohet një tratativë disi e komplikuar kjo për francezin, duke qënë se Ateltico e Madridit e ka denconuar në FIFA Barcelonën për faktin se ajo kontaktoi lojtarin e tyre. Erma të tjerë të lakuar, për të cilët “blagranat” pritet të dalin me oferta konkrete këtë janar edhe Fekir i Lyonit për shifrën e 50 milionë eruove, 21-vjeçari Arthur i Gremios skuadrës braziliane për 25 milionë euro, 26-vjecari Oscar i Shangait për 24 milionë euro dhe në fund Mesut Ozil, gjermani i Arsenalit, vlera e të cilit këtë dimër nuk do të ishte shumë e lartë. Problemi i vetëm është paga neto e tij prej 9 milionë eurosh në vit dhe fakti se futbollisti është 29 vjeç. Edhe pse ende jo në terma konkretë, e sigurtë është se Barcelona do të vijë me ndryshime këtë 2018.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...