Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rasti “Rroca”, merkatoja në Shqipëri si në Europë

Kampionati shqiptar po tregon se kanë nisur të funksionojë ashtu si simotrat europiane, edhe pse ka ende punë për të bërë. Konfirmimi i marrëveshjes së kalimit të Eduart Rrocës nga Luftëtari te Kukësi është një tregues që futbolli shqiptar ka nisur të funksionojë me rregullat e tregut, ku klubet shohin interesat e tyre në arritjen e objektivave.

Prej vitesh merkatoja në vend ka nisur të funksionojë, ku shembujt janë të shumtë, duke nisur nga kalimi i Gripshit nga Teuta te Skënderbeu apo dhe i Çyrbjes nga Teuta te Kukësi, pa harruar lëvizjet e bujshme të Abazajt dhe Bregut nga Luftëtari drejt Skënderbeut, edhe pse numri 7 nuk e veshi asnjëherë fanellën e korçarëve. Vështirësitë ekonomike kanë bërë klubet që të mendojnë mënyrën e përthithjes së të ardhurave dhe merkatoja në dalje është një opsion fitimprurës, sidomos për skuadrat me buxhet të vogël.

Sigurisht që asnjë president apo trajner nuk kërkon të privohet nga lojtarët më të mirë, por në situata jo të mira financiare është e vështirë që të përballosh ecurinë pa siguruar të ardhurat. Në këtë mënyrë, futbolli në kategoritë inferiore do të shihet më me seriozitet, pasi Abazaj, Bregu, Rroca, Krasniqi apo Et’hemi erdhën pikërisht nga kategoria e parë, për t’u konfirmuar si “yjet” në rritje të futbollit shqiptar.

Më pas do të jetë fuqia financiare që do të bëjë diferencën, me klubet më të fuqishme që, pas konfirmimit të tyre, do të kërkojnë t’i kenë në skuadër për të shtuar cilësinë. Merkatoja brenda kampionatit është një realitet i bukur dhe lëvizja e Rrocës pritet të mos jetë e fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...