Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Merkatoja e Interit, zbulohet çmimi që i ka vënë Lukakut

11 javë para përfundimit të kampionatit dhe favoritë për të fituar “Scudetton”, në Pinetina nuk është temë e ditës merkatoja, ose më saktë shitja e një ose dy lojtarëve deri më 30 qershor për të vendosur ekuilibrat financiarë. Pas 23 majit, kur sezoni do të mbarojë, Interi do të ketë 37 ditë kohë për të kryer lëvizjet në merkato. Parashikohet që viti financiar 2020-21, sipas vlerësimeve aktuale (pra pa operacione dalëse), të mbyllet me një humbje rreth 130-140 milionë euro.

Një mal me para, që do ta detyronte klubin për të ndërhyrë për rikapitalizim. Prandaj është i nevojshëm një tjetër operacion i llojit “Icardi”, me argjentinasin që u ble përfundimisht nga PSG për 50 milionë euro plus bonuset falë aftësisë së dyshes drejtuese Marotta-Ausilio.

Një frymëmarrje e thellë për buxhetin 2019-2020, i mbyllur me një humbje prej 102.4 milionë eurosh. Pa lamtumirën e ish-kapitenit, goditja do të kishte qenë edhe më e fortë.

Kur drejtuesit të nisin planifikimin për skuadrën e sezonit 2021-22, do ta kenë të qartë se disa emra të rëndësishëm do të konfirmohen e ndonjë syresh duhet të sakrifikohet, qoftë dhe me dhimbje, për të rregulluar bilancin.

Sigurisht, nëse Conte do të respektojë vitin e tretë të kontratës së tij (por edhe nëse do të vijë një teknik tjetër), duket shumë e vështirë që i sakrifikuari të jetë Romelu Lukaku. Interi e vlerëson sulmuesin belg 120 milionë euro, pak më shumë se dyfishi i asaj shume që u pagua për ta shkëputur nga Manchester United. A ka skuadra që mund t’ia lejojnë vetes një shpenzim të tillë për Big Rom? Është folur për interesimin e Manchester City-t dhe Barcelonës, ​​por, për momentin, janë thjesht thashetheme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...