Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Merkatoja e Juves, nga ëndrra “Kovacic” te firma me Emre Can

Në vitin 2015 trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri shprehej për Mateo Kovacic se ai është një lojtar tepër cilësor dhe se do të ketë një të ardhme të ndritur. Asokohe, ishte Interi klubi që arriti të siguronte shërbimet e mesfushorit, por tashmë duket se bardhezinjtë janë të vendosur për ta transformuar lojtarin në Torino.

Për momentin, nuk ka asgjë konkrete, por fakti që Kovacic në radhët e Realit nuk ka patur shumë minuta në dispozicion e bën më se të mundur kalimin e tij tek Juventusi, me Allegrin që kërkon ta ketë pjesë të skuadrës kroatin. Sidoqoftë, fjalën e fundit për të ardhmen e lojtarit e ka tekniku i “Los Blancos” Zinedine Zidane.

Gjithsesi, interesimi është konkret dhe duke parë faktin që për Pjanicin është shfaqur PSG, drejtuesit e klubit bardhezi janë të gatshëm të ndërhynë menjëherë për të plotësuar vendin e lënë bosh, nëse boshnjaku u jep lamtumirën kampionëve të Italisë.

Kjo verë pritet ta gjejë Juventusin tepër aktiv në merkato. Emri i Cancelos po përflitet gjithnjë e më shumë rreth kampit juventin. Kostoja për të siguruar lojtarin është 35 milionë euro. Sa i përket mesfushorit Emre Can, pritet që javën e ardhshme të zbarkojë në Torino për të kryer vizitat mjekësore e më pas të firmosë kontratën e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...