Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Merkatoja e vaktë e Tottenhamit zhgënjen Pochettinon

Merkatoja e Tottenhamit deri më tani ka qenë e vaktë, Ndombele është blerja e vetme që kanë bërë drejtuesit e klubit. 60 milionë euro janë shpenzuar nga “Spurs” për të siguruar shërbimet e mesfushorit. Ndërkohë që në listën e dëshirave janë Gareth Bale dhe Paulo Dybala. Për asnjërin prej tyre londinezët nuk kanë bërë asnjë hap konkret. Një situatë që ka sjellë pakënaqësi tek numri 1 i stolit të Tottenhamit, Maurcio Pochettino.

I pyetur rreth merkatos, trajneri u përgjigj se detyra e tij është të stërvitë ekipin dhe nuk ka përgjegjësi për asgjë tjetër, teksa shtoi se për këtë pjesë duhet pyetur Daniel Levy, presidenti i “Spurs”. Një përgjigje që në mënyrë indirekte tregon një lloj irritimi nga ana e Pocehtinos. Trajneri ka folur edhe për Dany Rose, i cili qëndroi në Londër dhe nuk i është bashkuar ekipit gjatë turneut aziatik.

Lojtari dukej sikur ishte pranë largimit, por në fakt nuk është kështu, madje ai ka qenë me pjesën tjetër të ekipit gjatë Audi Cup. Për rastin në fjalë Pochettino u shpreh se Rose është një lojtar i Totenhamit dhe se nuk ka asnjë lloj mundësie që ai të largohet.

Mesazhi i argjentinasit për drejtuesit e klubit është i qartë, ekipi ka nevojë për blerje, në të kundërt duket e vështirë që skuadra të pretendojë diçka më tepër se pjesëmarrja në Champions.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...