Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Merkatoja “halli” i Kukësit, mungojnë alternativat në treg

Kukësi është një prej skuadrave që çdo edicion ka synime të qarta për të marrë trofe apo minimalisht për të marrë pjesë në Kupat e Evropës. Skuadra verilindore nuk ia doli që të merrte një biletë për në Europë pas 8 sezonesh pjesëmarrëse e kërkon që të rikthehet në arenën ndërkombëtare. Kukësi zhvilloi fazën përgatitore në Turqi, me skuadrën që është kthyer në Tiranë në orët e para të së mërkurës, ndërsa do të vijojë përgatitjet për ndeshjen me Tiranën, kundërshtare që do ta ketë përballë në javën e parë.

Faza përgatitore i ka shërbyer Skënder Gegës për të parë gjendjen e skuadrës dhe mësohet se trajneri, i cili ka dalë kampion me Partizanin, ka kërkuar të tjera afrime në ekip. Megjithatë, me kalimin e javëve është bërë e vështirë gjetja e lojtarëve cilësorë, që janë të lirë. Te Kukësi duan të përforcojnë çdo repart, megjithatë për momentin nuk ka asnjë emër konkret, teksa problem mbetet dhe numri i kufizuar i lojtarëve të huaj që mund të aktivizohen në një ekip. Aktualisht janë 5 lojtarë të huaj, ndërsa tregu i jashtëm mbetet opsioni kryesor për verilindorët.

Ekipi i Kukësit ka ndryshuar shumë nga sezoni i shkuar, teksa vetëm 5 lojtarë titullarë janë nga edicioni që u mbyll: Angelos Tafas, Edison Ndreca, Gjelbrim Taipi, Shqiprim Taipi dhe Edi Basa.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...