Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Merkatoja në 24-orëshin e fundit, Mourinho shpreson ende

Merkatoja e Premier Leagues angleze do të ulë siparin nesër në orën 18:00, ndërsa klubet po nxitojnë të mbyllin marrëveshjet e fundit të përforcimeve në organikë.

Vëmendja më e madhe është përqendruar te Manchester United, pasi trajneri Jose Mourinho vijon të konfirmojë dëshirën e tij për afrimin e të paktën dy lojtarëve, deri në mbyllje të merkatos.

Portugezi kërkon afrimin e mbrojtësit anglez të Leicesterit, Harry Maguire, për të cilin “dhelprat” kërkojnë plot 65 milionë paundë.

Sa i përket afrimeve të tjera, gjithçka do të varet nga merkatoja në dalje, me situatën e francezëve Pogba dhe Martial, që është vërtetë e komplikuar.

Trajneri portugez nuk gëzon marrëdhënie të mira me asnjërin prej tyre, por nuk do të pranonte kurrsesi largimin e tyre, pa gjetur më parë zëvendësuesit.

Edhe në këtë pikë drejtuesit e “djajve të kuq” e kanë të qartë se Mourinho kërkon Perisiç nga Interi dhe Milinkoviç-Saviç nga Lazio, për të dhënë miratimin për largimin e francezëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...