Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Merkatoja në dalje e Interit, Flamengo tenton dyshen e Kilit

Interi ka qenë mjaft aktiv në merkato javët e fundit. Sigurisht që lëvizja më e bujshme ishte ajo që ktheu Lukakun me fanellën zikaltër, pa harruar blerjen e Kristjan Asllanit nga Empoli. Tani klubi milanez duhet të merret edhe me lëvizjet në dalje (Vidal e Sanchez).

Për mesfushorin kilian, Arturo Vidal, ka shfaqur interesim Boca Juniors, por mbetet mjaft aktive ne bisedime edhe skuadra braziliane, Flamengo.

“Flamengo i shkeli syrin, nuk e di sa serioze janë negociatat. Boca Juniors lëvizi shpejt dhe mendoj se ka 70 ose 80% mundësi që transferimi të realizohet”, – deklaroi i afërmi i Vidalit, Gonzalo Vasquez.

Mund të mos jetë e vetmja marrëveshje, nëse përfundon pozitivisht, me klubin kuqezi: në orët e fundit brazilianët kanë menduar edhe nënshkrimin me Alexis Sanchez.

Të dy kanë kontratë deri në vitin 2023, por Interi do të tentojë t’i shesë këtë verë. Për Sanchezin, bisedimet janë në fazë fillestare, ende duhet kuptuar nëse ka vend për negociim të vërtetë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...