Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Merkatoja në dalje e Interit, klubi synon 100 mln euro!

Merkatoja e Interit për edicionin e ri 2021-2022 fillimisht do të bazohej vetëm te shitjet por deri tani nga skuadra zikaltër nuk është larguar zyrtarisht asnjë futbollist dhe janë afruar me parametër zero mesfushori turk Hakan Calhanoglu dhe portieri Alex Cordaz. Megjithatë objektivi i drejtuesve të kampionëve të Italisë gjatë kësaj vere është ta mbyllin merkaton me plus 70 milionë euro dhe të ulin deri me 15% të ardhurat që do të shpenzohen për pagat e futbollistëve për sezonin e ri.  Dëshira e Marottës dhe Ausilios është të arkëtojnë fillimisht nga shitjet 100 milionë euro dhe më pas të bëjnë lëvizjet e duhura në merkato për të zëvendësuar të larguarit. Achraf Hakimi po kalon orët e tij të fundit si futbollist i Interit pasi të martën do të kryejë vizitat mjekësore me Paris Saint Germain ku e pret një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 8 milionë eurosh plus bonuset. Interi nga shitja e anësorit maroken do të përfitojë 68 milionë euro plus 5 të tjera në formë bonusesh, para që do t’u japin pak frymëmarrje arkave të klubit. Një sakrificë e dhimbshme kjo e Interit por e nevojshme për të mbajtur të paprekur pjesën tjetër të skuadrës që një muaj e gjysmë më parë fitoi titullin kampion në Itali pas një thatësire që zgjaste prej 11 vitesh.

Pas Hakimit radhën për t’u larguar do ta ketë Joao Mario, emri i të cilin nuk është përfshirë në listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në grumbullimin e skuadrës për fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri. Mesfushori i cili në sezonin e fundit u shpall kampion i Portugalisë me Sportingun e Lisbonës do të kalojë te rivalët e Benficas të cilët kanë plotësuar kërkesat e Interit duke ofruar 7,5 milionë euro për kartonin e mesfushorit, ofertë të cilën Sportingu duhet ta barazojë brenda 48 orëve nëse dëshiron të ketë ende shërbimet e Joao Marios. Para të tjera mund të sjellin edhe shitjet e Dalbert dhe Valentino Lazaros dy lojtarë të rikthyer nga huazimet te Rennes dhe Borussia Monchengladbach, por që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit.

Braziliani mund të shitet te CSKA e Moskës për 6 deri në 7 milionë euro ndërkohë që anësorin austriak trajneri i ri Simone Inzaghi donte ta provonte në përgatitjet parasezonale por dëmtimi që pësoi Lazaro në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes Holandë-Austri në Euro 2020 i ka prishur planet dhe për momentin klubi i vetëm që ka shfaqur interes për të është Newcastle United që e kërkon sërish në formë huazimi. Pritet të largohet përfundimisht nga Interi edhe Radja Nainggolan që ka edhe një vit kontratë dhe përfiton një pagë të majme prej 4,5 milionë eurosh në sezon.

Belgu do të largohet si lojtar i lirë pa marrë asnjë euro si dëmshpërblim nga Interi për prishjen e kontratës për të firmosur një marrëveshje të re 3-vjeçare me klubin e tij të zemrës Cagliarin, ndërkohë në shitje është edhe Andrea Pinamonti i cili ka një pagë prej 2,2 milionë eurosh në sezon që rëndon jo pak në arkat e klubit pasi bëhet fjalë për një futbollist që është aktivizuar shumë pak në sezonin e fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...