Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Merkatoja nuk shqetëson, Tottenhami e nis me fitore

Pas Manchester United-Leicester, të luajtur mbrëmjen e të premtes, sot ishte radha e Tottenhamit që të startonte sezonin, në transfertën ndaj Newcastle-t.

Ashtu si “djajtë e kuq” edhe “Spurs” e nisën sezonin me fitore, duke iu imponuar skuadrës së drejtuar nga Raffa Benitez me rezultatin 1-2.

Gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, kur Vertohngen dhe Dele Alli shënuan për Tottenhamin, ndërsa Joselu barazoi përkohësisht rezultatin për Newcastle-n.

Pjesa e dytë prodhoi raste të shumta dhe lojë mjaft të bukur, por asnjë nga lojtarët nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Tottenham u bë protagonist i merkatos së verës, pasi shënoi një rekord duke mos shitur dhe blerë asnjë lojtar, nga ata që mbyllën sezonin e kaluar, por takimi i sotëm tregoi se trajneri Pochettino nuk ka pasur nevojë për të tjerë futbollistë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...