Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Merkatoja verore, Premier League e pakonkurrueshme

Në pesë ligat më të forta europiane deri më tani, merkatoja verore në Angli është më e zjarrtë se kurrë. Kur ka mbetur pak më shumë se një muaj deri në fillim të sezonit të ri, klubet e mëdha angleze kanë qenë tepër aktive në transferime.

Manchester City ka afruar në ekip një makineri golash si Erling Haaland dhe përflitet se mund të shesë Gabriel Jesus dhe Raheem Sterling për të mbajtur të qëndrueshëm ekuilibrin financiar.

Liverpooli ka thyer rekordin e vet të transferimeve me nënshkrimin e Darwin Nunez, gjithashtu ka afruar edhe talentet Fabio Carvalho dhe Calvin Ramsay. Sadio Mane u largua si legjendë e klubit te Bayernit pas gjashtë sezoneve të suksesshme në “Anfield”.

Arsenali gjithashtu ka afruar nga Porto Fabio Vieiran, me “topçinjtë” që mbeten tepër aktivë në këtë merkato. Tottenhami zyrtarisht ka kryer tri transferime, duke plotësuar kërkesat e Antonio Contes, pasi “Spurs”-at arritët kualifikimin në Champions League vetëm në fundin e sezonit.  Ndërsa “Djajtë e Kuq” në këtë merkato si emër më të përfolur kanë Frenkie de Jongun, por Barcelona nuk është dorëzuar, pavarësisht vështirësive financiare.

Premier League mbetet superiore në krahasim me ligat më të forta europiane dhe vështirësitë në aspektin financiar nuk ndihen. Deri në mbyllje të merkatos, duket se nuk do të ketë histori, pasi Anglia do të vazhdojë mbretërimin e saj në tregun e transferimeve.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...