Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Merr drejtimin e Aston Villa, Emery: Ky klub ka një Champions, gjithmonë jam tërhequr nga sfidat

Një ditë pas ditëlindjes së tij të 51, Unai Emery u prezantua si trajneri i ri i Aston Villas. Tekniku spanjoll u rikthye në Premier League dhe në intervistën e tij të parë ai shpjegon arsyet se përse ka zgjedhur  Aston Villës.

“Për madhështinë e këtij klubi. Ky klub ka një Champions League. Është e vërtetë që e ka fituar në vitin 1982, dhe është larg por kjo tregon shumë për historinë e klubit. Gjithmonë jam tërhequr pas sfidave ku vështirësitë më të mëdha më motivojnë dhe Aston Villa më dha këtë mundësi. Ky është procesi, kjo është vështirësia dhe kjo është sfida. Në çdo moment duhet të marrësh më të mirën dhe unë e kam bërë këtë në ekipe të ndryshme dhe këtu do të përpiqem të përmirësoj veten time”-deklaroi trajneri.

Ish tekniku i Villarreal ka komentuar edhe merkaton dimërore.

“Jemi një muaj e gjysmë përpara tregut të transferimeve, për momentin do fokusohemi te lojtarët që ne kemi dhe të përpiqemi të përmirësojmë performancën e tyre individuale dhe t’u japim besim. Pastaj mendoj se do të përmirësohemi në merkaton dimërore,  por së pari duhet të besojmë te lojtarët tanë.”-tha ai.

Unai Emery ka shpjeguar edhe dallimin midis La Liga dhe Premier League. Gjithashtu eksperiencën e re ai e sheh si një sfidë për të treguar vlerat e tij.

“Si liga spanjolle dhe liga angleze janë dy nga më të mirat në botë. Por çfarë më jep Premier League? Një projekt ndërtimi, është e vërtetë që pa qenë pjesëmarrës në kompeticionet europiane është e vështirë, por logjikisht projekti i ndërtimit do të ndërtohet me idenë për të fituar tituj dhe për tu kualifikuar në kompeticionet europane. Është një sfidë e madhe, por është ambicioze. Cdo sfidë është e ndryshme. Të thuash është më e madhja është shumë e guximshme, por është e vërtetë që është një sfidë, me përvojën që kam dhe me atë që kam kaluar dua të provojë përsëri veten dhe të shoh se sa larg jam në gjendje të arrij”-theksoi ai.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...