Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Merr fitoren minimale ndaj Monchengladbach, Union Berlin rikthehet për të kryesuar

Union Berlin rikthehet në krye të Bundesliga pas fitores minimale 2-1 ndaj Borussia Monchengladbach në takimin e raundit të 12-të.

Nëse nuk do të ishin të “pafat” vendasit mund të kishin dalë me 4 gola nga ky takim, pasi në minutën e 29’ ata gjetën rrugën drejt rrjetës, por ai gol u anulua pasi nga verifikimi në VAR u pa se kishte një prekje me dorë nga Becker. Në minutën e 33’ miqtë zhbllokuan sfidën me golin e Elvedi.

Ndërsa në minutën e 79’ Behrens do të barazonte për ekipin e Union Berlin. Vendasit kishin mundësinë për të marrë avantazhin me Trimmel në minutën e 86’, por edhe ky gol u anulua për pozicion offside.

Megjithatë vendasit ia dolën që të dilnin me pikë të plota nga ky takim, pasi Doekhi realizoi golin e dytë për ta në minutën e 90+7’.

Pas javës së 12-të të Bundesliga Union Berlin rikthehet për të kryesuar me 26 pikë, teksa Monchengladbach renditet në vend të 10-të me 16 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...