Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Merr fund aventura 14-vjeçare, ylli i “Djajve” tërhiqet: Faleminderit nga zemra

Eden Hazard është tërhequr nga kombëtarja e Belgjikës, fanellën e së cilës e veshi plot 126 herë duke shënuar në total 33 gola gjatë 14 viteve që dha kontributin e tij me “Djajtë e Kuq”.

Kapiteni luajti Botërorin e tretë në Katar 2022, aventurë që përfundoi keq, pasi Belgjika dështoi të kalonte fazën e grupeve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, lojtari i Realit të Madridit lajmëroi fundin e aventurës me Kombëtaren, ndërkohë që shkruan:

Koha për të ndryshuar faqe. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pashoqe. Faleminderit për të gjithë momentet e gëzuara që kemi ndarë prej vitit 2008.

Sot vendosa t’i jap fund aventurës sime ndërkombëtare për t’u lënë vendin të rinjve. Do të më mungoni shumë”, shkruan 31-vjeçari.

Pavarësisht se në dekadën e fundit Belgjika kishte një brez të shkëlqyer lojtarësh, Eden Hazard me shokë nuk ia dolën të dërgonin në Bruksel asnjë trofe të rëndësishëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...