Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Merr fund aventura 5-vjeçare me Bayernin, një kampion bote rikthehet në shtëpi

Corentin Tolisso do të largohet si lojtar i lirë nga Bayern Munchen. Mesfushori francez mbylli sezonin e pestë në Bavari, akordi i rinovimit nuk u arrit dhe ai ka vendosur në lidhje me skuadrën e re.

27-vjeçari me origjinë nga Togo ka zgjedhur të rikthehet te Lyoni, klubi ku u bë i njohur dhe nga ku u transferua te Bayerni për 41.5 milionë euro në verën e vitit 2017.

RMC Sport shkruan se Tolisso do të kryejë sot kontrollet mjekësore për të firmosur më pas kontratën e re me klubin francez (deri në 2027). Gjatë aventurës në Gjermani ai fitoi 14 trofe, ku bien në sy pesë titujt radhazi dhe Champions League (2020).

Tolisso veshi 118 herë fanellën e Bayernit, duke shënuar 25 gola dhe dhuruar 15 asiste. Dëmtimet e shumta e penguan të shprehte gjithë potencialin e tij te rekordmenët e futbollit gjerman.

Tani është gati të riniset nga Lyoni, klubi nga doli si futbollist. Përveç tij, drejtuesit francezë kanë rikthyer si lojtar të lirë Alexandre Lacazette, të cilin e shitën 51 milionë euro tek Arsenali në të njëjtën verë si Tolisso (2017).

Ky i fundit fitoi edhe Kupën e Botës me Francën në Rusi 2018, ndërkohë që ka shënuar 2 gola në 28 ndeshje me kombëtaren e “gjelave”. Tani do të bashkohen përsëri te Lyoni për të tentuar rrëzimin e PSG-së nga froni.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...