Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Merr fund “dashuria” Vettel-Ferrari, zyrtarizohet “divorci” në fund të vitit

Ishin prej muajsh të tërë në bisedime për të rinovuar kontratën e bashkëpunimit, por Sebastian Vettel dhe skuadra italiane Ferrari nuk arritën në një marrëveshje, ndaj në fund të këtij viti rrugët e tyre do të ndahen.

Lajmin e ka dhënë vetë piloti gjerman 4 herë kampion bote në këtë sport, që tha se nuk ka arritur një marrëveshje për të vijuar bashkëpunimin me “kokëkuqen”, ndërsa në të njëjtën kohë garantoi angazhim maksimal deri në fund të vitit.

“Marrëdhënia ime me skuadrën e Ferrarit do të përfundojë në fund të vitit 2020. Në mënyrë që të arrijmë rezultatet më të mira në këtë sport, është e domosdoshme që palët të punojnë në harmoni perfekte. Skuadra dhe unë arritëm në konkluzionin që nuk duam të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe përtej këtij sezoni dhe aspekti financiar nuk ka luajtur asnjë rol në këtë çështje”, tha ndër të tjera Sebastian Vettel.

Më pas piloti gjerman zbuloi se disa gjëra që kishin ndodhur gjatë muajve të fundit, kishin ndikuar qartësisht në vendimin që palët të mos rinovojnë bashkëpunimin dhe teksa falënderoi të gjithë anëtarët e skuadrës, nuk ngurroi t’i ftojë për të provuar të kalojnë të tjera momente të suksesshme së bashku.

Shefi i skuadrës italiane Mattia Binotto kishte theksuar vazhdimisht se Sebastian Vettel është piloti i tij i preferuar dhe se do të bënte gjithçka për t’i rinovuar kontratën, por sot pranoi se palët kanë vendosur me vullnet të plotë për të mbyllur bashkëpunimin.

Pasi fitoi 4 tituj kampionë radhazi me skuadrën e Red Bull, Sebastian Vettel iu bashkua Ferrarit në vitin 2015 dhe provoi për 5 sezone që të rikthehet te titulli me “njëvendëshen” italiane, por nuk ia doli dot.

Një nga shkaqet që mund të ketë çuar në divorcin mes palëve është edhe shpërthimi i francezit Charles Leclerc, i cili ishte një kërcënim për Vettel gjatë sezonit që lamë pas dhe tregoi se meriton të jetë pilot i parë.

Megjithatë nuk mungon as hipoteza që përflitet prej kohësh, ajo që italianët kanë nisur negociatat për të sjellë Lewis Hamilton në drejtim të “njëvendëshes” Ferrari dhe për të provuar rikthimin te titulli kampion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...