Merr fund një herë e përgjithmonë telenovela “Papu Gomez”. Sulmuesi argjentinas, pas tre viteve të magjishme në Bergamo, i thotë lamtumirë Atalantës dhe është gati për të nisur një përvojë te re. Gjithçka është e kryer, 32-vjeçari do të transferohet te Sevilla, e cila do të shpenzojë 7.5 milionë euro. Orët në vazhdim futbollisti do të udhëtojë drejt Andaluzisë për të firmosur kontratën që do ta lidhë me klubin e drejtorit Mochi deri në vitin 2024 me pagë 3 milionë euro në sezon (shumë më tepër nga ç’fitonte tek Atalanta).
Një lamtumirë e dhimbshme dhe e pashmangshme pas zënkës me Gasperinin në pushim të ndeshjes së Championsit ndaj Midtjylland 1 dhjetorin e kaluar. Më pas ai nuk u grumbullua në trasfertën e Udines, ndërsa kundër Juventusit dhe Fiorentinës qëndroi n stol. Që nga ky moment nuk u përfshi më në skuadër, kështu që largimi nga Bergamo ishte i detyrueshëm.
Dëshira e Gomezit ishte t’i bashkohej Interit ose Juventusit po në Serinë A, por Atalanta nuk ka dashur të përforcojë rivalët. Në fund, drejtuesit e klubit bergamask pranuan ofertën e Sevillas, që i afrohej edhe kërkesës së tyre: 5.5 milionë euro “cash” dhe 3 të tjera në formë bonusesh (750 mijë euro i përfiton Catania që kishte ruajtur një përqindje të cakuar të kartonit).
Gomez do të firmosë për 3 sezonet e ardhshme me Sevillan dhe do të mund të luajë në 1/8-at e Championsit, kundër Borussias së Dortmundit.
