Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Merr “jetë” Euro 2020, Kosova në grup me Holandën nëse kualifikohet, por rrezikon 3 superfuqi!

Merr jetë faza finale e Euro 2020. Në kryeqytetin e Rumanisë Bukuresht, një nga 12 qytet organizatore të Europianit të verës së ardhshme është hedhur pasditen e sotme shorti i fazës së grupeve, ku rëndësi për të gjithë shqiptarët përbën Kosova. Në rast se dardanët triumfojnë në play-off e Ligës D të Ligës së Kombeve ndaj përfaqësueseve si Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia e Bjellorusia do të bëjë pjesë në grupin C të fazën finale të Europianit, dhe do të sfidojë përfaqësuese të tilla si Ukraina, Holanda e Austria, por kjo do të ndodhë vetëm nëse play-offin e Ligës A të Ligës së Kombeve nuk e fiton Rumania pasi në rast të kundërt Kosova do të spostohet në grupin F që është grupi i ferrit pasi bëjnë pjesë tre përfaqësuese të mëdha si Gjermania, Franca dhe kampionët në fuqi të Portugalisë. Short disi me fat për Italinë që u shortua në grupin A bashkë me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin.

Grup i lehtë në letër edhe për Belgjikën që i njihte që më parë dy nga kundërshtarët e saj që ishin Rusia dhe Danimarka ndërkohë që në grupin B shkoi edhe Finlanda. Në grupin D Anglia do t’i masë forcat me Kroacinë ku do të kërkojë të marrë për gjysmëfinalen e humbur në Euro 2020 por edhe me Republikën Çeke dhe fituesen e play off-it të Ligës C të Ligës së Kombeve ku bën pjesë edhe Skocia që është vendet organizatore të Euro 2020 por edhe Norvegjia, Serbia e Izraeli. Grupi E për Spanjën që do t’i luajë ndeshjet e saja në Bilbao dhe do t’i masë forcat me Suedinë, Poloninë dhe fituesen e play off-it të Ligës B të Ligës së Kombeve ku bëjnë pjesë Bosnje Hercegovina, Sllovakia, Republika e Irlandës dhe Irlanda e Veriut. Europiani i verës së ardhshme do të jetë i veçantë pasi do të zhvillohet në 12 vende të ndryshme me rastin e 60 vjetorit të Europianit të parë që është luajtur. Në raundin e 1/16-ave kualifikohen vendet e para dhe vendet e dyta të çdo grupi dhe 4 vendet e treta më të mira.

Grupi A

1- Turqia

2- Italia

3- Uells

4- Zvicra

Grupi B

1- Danimarka

2- Finlanda

3- Belgjika

4- Rusia

Grupi C

1- Holanda

2- Ukraina

3- Austria

4- Fitues i Play-Off D (Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Bjellorusi )

Grupi D

1- Anglia

2- Kroacia

3- Fitues i Play-Off C (Skoci, Norvegji, Serbi, Izrael)

4- Republika Çeke

Grupi E

1- Spanja

2- Suedia

3- Polonia

4- Fitues i Play-Off B (Bosnjë-Hercegovinë, Sllovaki, Irlandë, Irlandë e Veriut)

Grupi F

1- Fituesi i Play-off A (Islandë, Bullgari, Hungari, Rumani)

2- Portugalia

3- Franca

4- Gjermania

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...