Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Merr tri pikët ndaj Nices, Monaco i afrohet zonës Champions/ St Etienne nuk ia del as përballë Bordeaux

Janë mbyllur pesë takimet e para të raundit të 33-të të Ligue 1 dhe Monaco i afrohet zonës Champions pas fitores me rezultatin 1-0 ndaj Nices. Vendasit dominuan këtë përballje, ndërsa goli i vetëm erdhi në minutën e 45+2, me Golovin që i dhuroi tre pikët ekipit të tij. Një humbje kjo që i rëndon Nices, pasi pas kësaj disfate u rrëzua nga vendi i pestë që është dhe u fundit në renditjen e Ligue 1 që ka mundësinë e pjesëmarrjes në kompeticionet europiane.

Bordeaux dhe Saint Etienne janë ndarë me barazimin 2-2 me golat që për vendasit u realizuan në minutën e 16’ nga Mata dhe në minutën e 23’ nga Onana, megjithatë miqtë reaguan shpejtë dhe në minutën e 23-të shënuan golin e parë me Bouanga, teksa goli i barazimit u realizua në minutën e 65’ nga Nordin. Pas kësaj përballje St Etienne vijon të qëndrojë në vend të 18-të me 31 pikë tashmë, teksa Bordeaux renditet një pozicion më poshtë me 27 pikë.

Lorient ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Metz të vendit të fundit, ndërsa goli i vetëm i kësaj përballjeje u realizua në minutën e 90+4 nga Ouattara. Pas kësaj përballje Lorient shkoi në kuotën e 34 pikëve, teksa Metz vijon të ketë 24 pikë.

Reims ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Lilles, teksa golat për vendasit i realizuan Munetsi në minutën e 32’ dhe Abdelhamid në minutën e 90+2, teksa goli i vetëm për miqtë u realizua në minutën e 57’ nga Sanches. Pas kësaj sfide Lille shkoi në kuotën e 48 pikëve dhe qëndron në vend të nëntë, teksa Reims ngjitet në vend të 12-të me 40 pikë.

Clermont ka fituar në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Troyes pas golit të realizuar nga Bayo në minutën e 88-të. Pas kësaj jave Troyes renditet në vend të 16-të me 33 pikë, teksa Clermont shkon në vend të 17-të me 32 pikë të grumbulluara.

Megjithatë renditja pritet të ndryshojë pasi aktualisht janë duke u luajtur pesë ndeshjet e mbetura të kampionatit francez.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...