Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Merret vendimi për dënimin e McGregor dhe Nurmagomedov

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov i hedhin paq për rrëmujën që shkaktuan në përfundim të duelit mes tyre në Las Vegas. Komisioni i Sporteve të Nevadës njoftoi se dy luftëtarët e UFC-së janë pezulluar përkohësisht për incidentet që ndodhën pas ndeshjes mes tyre. Dënimi do të hyjë në fuqi të hënën dhe do të zgjasë minimumi deri në datë 24 tetor, atëherë kur do të mbahet një seancë dëgjimore ku do të përcaktohet dënimi për dy luftëtarët.

Pas këtij lajmi, Khabib ka reaguar duke thënë se do ta lërë UFC-në nëse do të pezullohet miku i tij Zubaira Tukhogov, i cili hyri në oktagon dhe goditi McGregorin pas përfundimit të ndeshjes. “Nëse vendosin që ta heqin nga UFC-ja, ta dinë që do të iki edhe unë. Ne kurrë nuk i braktisim vëllezërit tanë në Rusi. Ndeshjen që kishte për të zhvilluar ia anuluan, tani duan edhe ta largojnë nga UFC-ja. Harrojnë që ishte irlandezi ai që goditi i pari me grusht”, shkruan Khabib në rrjetet sociale.

Top Channel

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...