Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Merret vendimi për Parmën, dënim shembullor për Calaio

during the Serie B match between Parma Calcio and Empoli FC on September 19, 2017 in Parma, Italy.

Merr fundi makthi i rikthimit në Serie B për Parmën. Skuadra emiliane në sezonin 2018-2019 do të jetë rregullisht në Serie A të drejtë që e ka fituar në fushën e lojës, por Parma do ta nisë sezonin e ri me një penalizim prej 5 pikësh në renditje. Gjykata federale italiane ka dhënë vendimin e saj në lidhje me klubin e sapongjitur në Serinë A, duke i hequr 5 pikë nga klasifikimi ndërsa ka dënuar me 2 vite skualifikim sulmuesin Emanuele Calaio dhe me 20 mijë euro gjobë. Sulmuesi i Parmës Calaio ishte pikërisht ai që u kishte çuar disa mesazhe të dyshimta disa lojtarëve të Spezias në What’s up duke u kërkuar të mos luanin fort në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie B ndaj Parmës. Emilianët rrezikonin rikthimin në Serie B pikërisht për shkak të këtyre mesazheve por ja kanë hedhur paq me vetëm -5 pikë, ndërsa Calaio është ai që e ka pësuar më keq.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...