Mertens: Dua rekordin e golave për Napolin

Dries Mertens, për të dytin vit radhazi, po kalon një formë të shkëlqyer dhe po udhëheq Napolin drejt sukseseve me golat e shumtë të shënuar.
Holandezi është aktivizuar në një rol të ri nga Sarri, atë të qendërsulmuesit të fshehur dhe ka bërë që të mos ndihet aspak mungesa e polakut Milik, nga dëmtimet e njëpasnjëshme.
Krahas objektivave me klubin, Mertens duket se ka edhe një objektiv përsonal te Napoli, që të thyejë rekordin e golave të shënuar për këtë klub.
“Jemi në një moment mjaft të mirë, sepse prej vitesh luajmë bashkë dhe njohim lojën e njëri-tjetrit. Me Sarrin po luajmë në nivele të larta dhe jam i bindur që këtë vit do të fitojmë një trofe të rëndësishëm, me titullin si synim kryesor. Në Napoli kemi gjithmonë mbështetjen e lojtarit të 12, që është tifozëria e zjarrtë. Sa i përket golave, unë mendoj se thjesht po bëj detyrën time, sepse golat duhet t’i bëjë pikërisht sulmuesi. Do të doja shumë që të thyeja rekordin e golave të shënuar për Napolin dhe uroj të arrij edhe këtë objektiv timin, në mënyrë që emri im të mbahet mend gjatë nga napolitanët”, tha Mertens.
