Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mertens: E ardhmja ime te Napoli, Lukaku do ndihmojë shumë Interin

Dries Mertens u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes mes San Marinos dhe Belgjikës, duke ia dalë të shënojë edhe golin e katërt për skuadrën e tij, ndërsa në fund të takimit interesi i gazetarëve ishte më tepër në lidhje me karrierën e tij te Napoli.

Kontrata e belgut me napolitanët skadon në fund të këtij viti dhe palët duken ende larg një marrëveshjeje që do të zgjaste bashkëpunimin mes palëve, por Mertens u shfaq i qetë në këtë aspekt, duke premtuar besnikëri.

“E ardhmja ime është te Napoli. Jam i qetë edhe pse rinovimi duhet ende të vijë. Jam i sigurt që do të vazhdoj te luaj për Napolin. Në fundjavë pësuam një humbje ndaj Juves, që akoma nuk po e kapërdij dot. Pas atij rikuperimi nuk duhet të kishim humbur, por tani do të provojmë të lëmë gjithçka pas krahëve dhe të shohim përpara drejt titullit kampion”, tha Mertens.

Këtë sezon në kampionatin italian është transferuar edhe sulmuesi kryesor i Belgjikës, Romelu Lukaku, i cili ka veshur fanellën e Interit dhe do të jetë rival në fushë me Mertens. Vetë sulmuesi i Napolit pranoi se zikaltrit janë forcuar shumë dhe se do të luajnë shanset e tyre për titullin.

“Romelu donte të luante në Itali dhe më vjen mirë që iu plotësua dëshira. Është shumë i fortë dhe besoj se do të ndihmojë shumë Interin, në arritje ne objektivave sezonalë. Sa i përket racizmit, nuk është ndonjë gjë e re, pasi sezonin e kaluar të njëjtën gjë e vuante edhe Koulibaly”, tha Mertens.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...