Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Mertens eliminon Interin dhe “rishkruan” historinë e Napolit

Interi dështon të përmbysë humbjen në sfidën e parë gjysmëfinale në “San Siro” përballë Napolit, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme në “San Paolon” e boshatisur, duke i dhënë lamtumirën trofeut të dytë më të rëndësishëm në Itali.

Takimi nisi menjëherë mirë për Interin, që gjeti golin e avantazhit që në minutën e tretë, kur danezi Christian Eriksen dërgoi në portë një goditje nga këndi, ndërsa portieri Ospina u tregua i pavëmendshëm dhe pa topin t’i kalonte mes këmbëve e të ndalej në rrjetë.

Gjithçka e barabartë që në fillim, ndërsa loja u bë mjaft interesante, me Interin që kishte kontrollin e topit dhe krijoi disa mundësi shënimi, por herë për pasaktësi në ekzekutim e herë për meritë të Ospinës, topi nuk përfundoi në rrjetë.

Pikërisht në një rast kërcënimi nga ana e Interit, portieri kolumbian zotëroi topin dhe nisi menjëherë Insignen në gjysmëfushën zikaltër, ndërsa ky i fundit u fut në zonë dhe shërbeu për Mertens, me belgun që mposhti Handanovic dhe riktheu baraspeshën.

Ky ishte goli i 122-të me fanellën e Napolit për sulmuesin belg, që hyri kështu në historinë e klubit, si futbollisti që ka shënuar më shumë, pasi parakaloi Marek Hamsik me 121 gola dhe legjendën Maradona me 115 gola.

Me rezultatin e barabartë, Napoli ishte në pozita komode dhe iu rikthye mënyrës së lojës që bëri edhe në ndeshjen e parë në “San Siro”, duke u mbrojtur me forca të shumta dhe duke ulur në maksimum ritmin e ndeshjes.

Nga ana tjetër Conte vendosi të freskojë krahët e mesfushës dhe sulmin, duke larguar Lautaron për Alexis Sanchez, ndërsa kileni u shfaq menjëherë kërcënueshëm, por gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën pingule të portës së Napolit.

Eriksen kërcënoi sërish kuadratin e Napolit, fillimisht me një goditje dënimi që dhe më pas me një gjuajtje nga brenda zonës, por në të dy rastet ishte Ospina që bëri mrekullinë duke grushtuar dhe ruajtur portën të paprekur.

Në minutat e fundit Conte provoi edhe kartën Sensi, por napolitanët u rreshtuan mirë në gjysmëfushën e tyre dhe nuk lejuan që të rrezikohej kuadrati i Ospinës, duke ia dalë të kualifikohen për në finale, ku do të përballen me Juventusin mbrëmjen e 17 qershorit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...