Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mertens premton besnikëri: Ne napolitanët nuk lëvizim kurrë

Në morinë e zërave për largime të disa lojtarëve nga skuadra e Napolit, sulmuesi belg Dries Mertens ka menduar të qetësojë tifozët napolitanë.

Duke folur për sezonin e sapombyllur, Mertens shprehu keqardhjen që nuk arriti të fitojë trofe për Napolin dhe tifozërinë, ndërsa për të ardhmen tregoi besnikëri ndaj të kaltërve.

“Më vjen keq që nuk fituam dot kampionatin, për atë që dhamë gjatë gjithë sezonit, por edhe për tifozërinë e mrekullueshme, që na ka qëndruar gjithmonë pranë. Sa i përket të ardhmes, duhet të dini që ne napolitanët nuk lëvizim kurrë”, tha Mertens, duke treguar se ndjehet tërësisht pjesë e skuadrës dhe qytetit.

Ndërkohë po sot, Marek Hamsik pritet të mbajë një takim me presidentin De Laurentiis, ku do t’i kërkojë lejë për t’u larguar drejt Kinës, për një ofertë të parezistueshme nga ana financiare.

Gjithashtu, brenda ditës së nesërme pritet një përgjigje përfundimtare edhe nga Maurizzio Sarri, që me shumë gjasa pritet të zgjedhë një tjetër destinacion, për të vijuar karrierën e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...