Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Mertens zënkë në plazh me të fejuarën, ja arsyeja

Kat Kerkhofs, e fejuara Dries Mertens, ka versionin e saj për një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku ajo shfaqet duke debatuar me futbollistin e Napolit: “Kur ke uri, por ai nuk dëshiron të largohet nga plazhi…”, ka komentuat Kat. Por disa plazhistë, dëshmitarë okularë të ngjarjes, këmbëngulin se ka patur diçka më shumë se një debat i rëndomtë për drekën. “Nisën të bërtisnin me zë shumë të lartë,” dëshmon një i pranishëm, që më tej ka shpjeguar se Kat Kerkhofs nuk dëshiron që Dries të qëndrojë te Napoli, pasi preferon që ai të kthehet në Belgjikë për ta vijuar në vendlindje karrierën. Reagimi i Mertens pak a shumë ka qenë i tillë: “Je egoiste dhe mendon vetëm për veten.”
Me pas mësohet se çifti i ka ulur tonet, duke shijuar ditën në det. Një stuhi në një gotë uji apo është diçka më serioze, që mund të kushtëzojë edhe merkaton e Napolit?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...