Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mertens:Titulli? Nuk mendojmë shumë, Juven e “thyejmë”

Dries Mertens është një nga liderët e Napolit të Sarrit që në këtë sezon po bën gjëra të mëdha. Sulmuesi belg ka një meritë të jashtëzakonshme që të kaltrit kryesojnë të vetëm Serinë A, pas 14 javëve të para. Mertens ka shënuar 10 gola deri tani në kampionat dhe shpreson të vazhdojë me këtë ritëm. Në një intervistë në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve të Serisë A, ish lojtari i PSV Eindhoven nuk e përmendi fjalën titull, ndërsa u ndal edhe te supersfida ndaj Juventusit që do të luhet të premten.

“ 2017-ta ka qenë shumë e bukur për ne, shpresoj që 2018-ta të jetë akoma më pozitive. Titulli kampion? Duhet të mos mendojmë shumë për këtë objektiv të rëndësishëm dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje.Kemi bërë mirë deri në këto momente dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë. Rradhën e ka sfida me Juven? Janë këto ndeshjet të cilat dëshirojmë t’i luajmë më shumë. Do të tentojmë të fitojmë ndaj tyre”.

Me dëmtimin e rëndë që pësoi polaku Milik sezonin e kaluar, Mertens në mungesë të alternativave u spostua në majën e sulmit nga trajneri Maurizio Sarri, një pozicion në të cilin belgu ka bërë më mirë edhe se Gonzalo Higuain kur ky i fundit ka qenë pjesë e të kaltrve. 47 gola në 65 ndeshje në të gjitha kompeticionet për belgu shtatshkurtër në diçka më shumë se 1 vit. Mertens tregon sekretin e tij ndërsa shton se në këto momente për të do të ishte e pamundur të luante si sulmues krahu edhe pse është një pozicion në të cilin ka luajtur për vite me rradhë.

“ Cili është sekreti im? Pak nga të gjitha. Skuadra më ndihmon shumë, pastaj kam edhe unë cilësitë e mia. Ka ende shumë gjëra të cilat duhet ti mësoj, si për shembull si të sulmoj topin e parë. Megjithatë duhet theksuar që kam vetëm 1 sezon e gjysmë që luaj si qëndërsulmues. Tashmë do ta kisha shumë të vështirë të luaja sërish si sulmues krahu. Të shënosh gola është gjëja më e bukur në futboll dhe të fitosh është diçka akoma më e bukur”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...